“Zi e me zi” e titullon nje infograf Jorida Tabaku Teksa publikon faktet si ka rene Shqiperia nen drejtimin e Edi Rames.
“Jo rastësisht DASH evidenton situatën e rëndë të Shqipërisë në raport me investimet e huaja.
Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja kjo e shoqeruar me Mungesen e transparencës sidomos në prokurimet publike ka sjelle Kontrata të vështira për tu zbatuar.
Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjitha tendera është i gjithëpranishëm dhe bashkë me Rritjen e pakontrolluar të kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurencën.
Investitorët e huaj ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa për pagesa të tilla.
Jemi vendi më i korruptuar në rajon sipas Transparency International, kemi renditjen më të keqe për përthithjen e sipërmarrjeve inovative dhe gjithashtu përkeqesohemi nga viti në vit në Doing Business.
Zi e më zi e kanë çuar Shqipërinë; korrupsioni alarmant, koncesionet abuzive dhe PPP-të që kanë shkatërruar tregun e lirë”, komenton Tabaku. /DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/