DETAJE/Vullnetari shtrohet urgjent në spital, vaksina kundër koronavirusit shfaqi efekte të rënda...

DETAJE/Vullnetari shtrohet urgjent në spital, vaksina kundër koronavirusit shfaqi efekte të rënda anësore

127
0
Shares

Provat përfundimtare klinike për një vaksinë të koronavirusit, të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, janë lënë në pauze pasi një pjesëmarrës pati efekte anesore te renda.

AstraZeneca e përshkroi atë si një pauzë “rutinë” në rastin e “një sëmundjeje të pashpjegueshme”.

Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford shihet si një konkurrent i fortë midis dhjetra që po zhvillohen globalisht. Shpresat kanë qenë të mëdha se vaksina mund të jetë nga të parat që do të dalë në treg, pas testimit të suksesshëm të fazës 1 dhe 2.

Kalimi i tij në fazën 3 të testimit në javët e fundit ka përfshirë rreth 30,000 pjesëmarrës në SH.B.A. si dhe në MB, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Provat e fazës 3 në vaksina shpesh përfshijnë mijëra pjesëmarrës dhe mund të zgjasin disa vjet.

New York Times po raporton se një vullnetar në Mbretërinë e Bashkuar është diagnostikuar me mielit tërthor, një sindrom inflamator që prek palcën kurrizore dhe mund të shkaktohet nga infeksione virale.

Sidoqoftë, shkaku i sëmundjes nuk është konfirmuar dhe një hetim i pavarur tani do të percaktoje nese ky reagim ne trup kishte te bente me vaksinen.

Një zëdhënëse e “AstraZeneca” tha: “Ne po punojmë për të përshpejtuar rishikimin e kësaj ngjarjeje të vetme për të minimizuar çdo ndikim të mundshëm në kronologjinë e testimit. Jemi të përkushtuar ndaj sigurisë së pjesëmarrësve dhe ndaj standardeve më të larta të sjelljes gjatë testimeve që bëjmë”.

Megjithatë, nuk u dha asnjë detaj në lidhje me pacientin që po vuan efektin anësor dhe as për natyrën e reagimit të tij.

Burimi: BBC/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY