Pas Besa Shahinit, një tjetër ministër i qeverisë Rama njofton largimin: Askush...

Pas Besa Shahinit, një tjetër ministër i qeverisë Rama njofton largimin: Askush nuk është i përjetshëm

134
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë të fortë nga Vlora. Teksa prezantoi forcat “Shqiponja” në këtë qytet, ministri tha se nuk do të jetë më në postin e ministrit.

Që nuk do të jem më në këtë post është e sigurt, askush nuk është i përjetshëm në këtë post, s’do të jem më ministër”, tha Lleshaj.

Ministri i Brendshëm komentoi edhe zhvillimet e Operacionit Forca e Ligjit, tha se pasuritë e krimit do të kthehen në asete publike.

“Ndërkohë sfida e re do të jetë luftimi i krimit edhe aty ku nuk ka qenë traditë e fortë, kryesisht në fushën e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Ndërsa ftoi të rinjtë e diplomuar në sektorët përkatës t’i bashkohen radhëve të policisë”, tha Lleshaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY