Denoncoi se u braktis nga shteti pas tërmetit, PD nxjerr dëshminë e...

Denoncoi se u braktis nga shteti pas tërmetit, PD nxjerr dëshminë e Cakonit: Jam kërcënuar nga qeveria

141
0
Shares

Ish-deputetja e PD, Grida Duma përmes një njoftimi për median ka publikuar videon e Manjola Cakonit e cila ka akuzuar se ka marrë një telefonatë kërcënuese nga kryeministria konkretisht nga kryeministri Rama.

Manjola Cakoni, gruaja që humbi burrin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë, rrëfen se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, pasi rrëfeu në televizor situatën e saj pas tërmetit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Grida Duma publikoi dëshminë e Manjola Cakonit, dhe akuzon kryeministrin se ka përdorur djalin e vogël për propagandë.

Vetë Manjola thotë se është kërcënuar dhe shprehet se ndoshta “Rama kërkon që të më shohë edhe mua të vdekur, të bëhemi tre viktima nga tërmeti”.

Ndërkohë ish-deputetja Duma shprehet se, “Alesio, djaloshi 11 vjeçar, që u përdor si kavie për shown televiziv nga Rama, të cilit nga shtrati i spitalit para kamerave, iu premtua përkujdesje gati-gati si birësim, nuk po kërkon sot gjë tjetër përveçse pensionin dhe një shtëpi. U detyruan ta kërkojnë këtë në media si mjeti i fundit, sepse u braktisën pacipësisht pas përdorjes së plotë. Por dalja publike e tyre, intervista e tyre, e Manjolës, të ëmës dhe Alesios, për të lërkuar vetëm të drejtën e tyre, e transmetuar nga media me gjithë vërtetësinë e saj shkaktoi një dëm për Edi Ramën, demontoi totalisht serinë e tërë të telenovelës me regji dhe tutorial të tij dhe aktor kryesor Edi Ramën“.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/327725281906447

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY