EMRAT/Të dënuar për drogë e prostitucion, OFL u dërgon formularin tre vlonjatëve

EMRAT/Të dënuar për drogë e prostitucion, OFL u dërgon formularin tre vlonjatëve

139
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur në Vlorë ku u ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë tre të dënuare në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

Elton Bushi alias Adriatik Canaj, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Vasil (Agim) Çobo, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Klodjan Llanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të sipërpërmendurit duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY