Lejimi i bizhozit/Paloka flet për një takim misterioz mbrëmë të Edi Ramës...

Lejimi i bizhozit/Paloka flet për një takim misterioz mbrëmë të Edi Ramës dhe i drejton 5 pyetje

256
0
Shares

Ne nje reagim te fundit ne rrjetet sociale, Edi Paloka i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama, te cilat sipas tij duhet dhe te kerkohen nga SPAK.

Ai i referohet kthimit te lojerave te fatit, per te cilen dy vjet me pare, kryeministri trumpetonte mbylljen dhe kercenimin qe i vinte shoqerise.

Pjesë e spektaklit ishte dhe gjoja tronditja e tij se të dënuarit në burgun 313 po i kërcënonin deputetët. Edhe pse vepër penale, nuk u mor kurrë ndonjë masë për ata që kërcënuan deputetët, sepse personat pas hekurave të burgut, janë pushtetarët e vertetë në këtë vend.

Edi Rama sot ka harruar gratë e përvuajtura, që i përdor sa herë i duhen për spektaklin e tij dhe për pazaret e tij të fëlliqura, duke vendosur edhe një herë tjetër t’i shërbeë krimit dhe pastrimit të parave, përmes lejimit të lojrave të fatit”,-shprehet Paloka.

Sot, ka disa pyetje që Edi Rama duhet t’u kthejë përgjigje. Sipas Palokes, këto përgjgije duhet të kërkohen menjëherë edhe nga SPAK.

1. Për llogari të cilit të burgosur te 313-ta po lejon sërish lojrat e fatit?
2. Për llogari të kujt i mbylle 2 vjet më parë?
3. Pse e more këtë vendim në fshehtesi dhe me nxitim në kulmin e krizës, ku shqiptarët po vuajnë për ushqimin e përditshëm?
4. A është ndonjëri nga ata më të cilët ishe mbrëmë përfitues i këtij vendimi?
5. Çfarë pazari mbylle me shoket e përgjimeve të Vangjushit?

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY