Më shumë mace të infektuara seç pritej, urdhërohet karantinimi i kafshëve shtëpiake

Më shumë mace të infektuara seç pritej, urdhërohet karantinimi i kafshëve shtëpiake

146
0
Shares

Midis 10 dhe 15 përqind të maceve të testuara për koronavirus në Wuhan kanë rezultuar pozitive. Lajmi u bë i ditur nga disa studiues, të cilët po përpiqen të zbulojnë se çfarë rreziku paraqet për kafshët shtëpiake koronavirusi, raporton Daily Mail.

Mostrat e gjakut të marra nga më shumë se 100 mace në mes të janarit dhe marsit në qytetin kinez zbuluan  se kafshët shtëpiake kanë gjasa të infektohen me Covid-19 nga njerëzit. Studiuesit këshillojnë që pacientët me Covid-19 duhet të karantinohen larg kafshëve shtëpiake, të tilla si macet dhe qentë, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Studiuesit morën mostra gjaku nga 141 mace gjithsej – 102 pas shpërthimit të COVID-19 dhe 39 para shfaqjes së sëmundjes, transmeton abcnews.al

Nga 102 mace të marra në studim, 46 mace ishin nga strehimoret për kafshët, 41 nga pesë spitale të kafshëve shtëpiake dhe 15  nga familje ku të paktën një anëtar ishte i infektuar me Covid -19. Antitrupat COVID-19 u gjetën në 15 mace (14.7 përqind) dhe 11 mace (10.8 përqind) kishin zhvilluar antitrupa neutralizues të SARS-CoV-2.

Shkencëtarët kanë deklaruar se nevojiten më shumë kërkime për të zbuluar se si përhapet virusi midis specieve. Por kur studiuesit interpretuan të dhënat, ata gjetën mjaftueshëm arsye për të inkurajuar pronarët e kafshëve shtëpiake të jenë më të kujdesshëm

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY