E FUNDIT/Vrau Devi Kasmin, burg përjetë ekzekutorit grek

E FUNDIT/Vrau Devi Kasmin, burg përjetë ekzekutorit grek

220
0
Shares

Dënohet me burg përjetë shtetasi grek Eftimiu Efthimiu. Vendimi u dha nga Gjykata e Posacme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Ne fakt Efthimious ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij si ekzekutor i Devi kasmit, por me sa duket Gjykata e Posacme ka qene e bindur per fajesine e grekut.

Në maj të 2019, Efthimious mohoi para togave të zeza përfshirjen e tij në ngjarjen ku u vra Devi Kasmit. Speciali grek asokohe deklaroi se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të pasionuar pas gjuetisë.

Efthimious i dyshuar si personi që vrau Kasmin, pati ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, ndërsa tha se ndihej i pasigurt për jetën.

Gjatë kësaj seance, dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të vrasjes. Sipas prokurorit të çështjes, Besnik Muçi, Aurel Hoxhallari, Eftimius Eftimiu dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.

Prokuroria u shpreh se plani është përgatitur disa muaj para se të realizohet krimi, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njiheshin me Efthymious Efthymiu prej vitesh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY