COVID/Shehu tregon realitetin: Rama na katandisi pa buxhet, në sëmundshmëri e vdekshmëri...

COVID/Shehu tregon realitetin: Rama na katandisi pa buxhet, në sëmundshmëri e vdekshmëri të lartë

110
0
Shares

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama e ka katandisur vendin pa buxhet për shkak të koronavirusit.

Shehu thekson se Rama ka lënë shqiptarët përballë Covid-19, në mëshirë të ndihmave të fatit, në amulli, në sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë.

Nqs BE dislokon reth 10 M Euro, faleminderit, por duhen minimalisht 150 M Euro per kete ballafaqim ne shendetesi, per sot e per cfare duhet te pregatitemi. Nqs BE na dhuron 3 apo 5 respiratore, faleminderit, por kjo eshte pak ne krahasim me cfare ne duhej te kishim bere e duhet te bejme per terapite intensive, ku humbjet jane prej skarcitetit te strukturave.

Terapia intensive eshte shume me shume se vetem respiratori. Vendit tone tashti i duhen reth 150 poste te standarteve europiane te tilla per gjendjen aktuale e muajt qe do te vijne, e realizueshme kjo ne pak jave.

Italia eshte e gateshme te na mbeshtese nqs dhe ne do te “mbeshtesim” vehten. Nqs nga ShBA na u dhuruan reth 20000 kite PCR, faleminderit, por ne na duhen minimalisht 2500 te tilla ne dite per nje periudhe te gjate.

Po te shtojme ketu strukturat spitalore, ambjentet e triazhimit, mjetet mbrojtese per personelin shendetesor duke filluar nga paresori, mjetet e transportit e deri te maskat per popullesine qartesohen dhe shifrat.

Pa dyshim ketu perfshihet dhe rimbursimi i te gjitha shpenzimeve per ata qe mjekohen ambulatorisht, gje per te cilat vetem heshtet duke i lene qytetaret ne meshire te fatit, nje nga shkaqet e vdekshmerise se larte qe kemi kjo”,-shkruan ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY