“Unë s’dua të shtrohem”, mjekja e familjes tregon telefonatën e fundit me...

“Unë s’dua të shtrohem”, mjekja e familjes tregon telefonatën e fundit me pacientin që u hodh nga lartësia te Sanatoriumi, fobia e tij

96
0
Shares

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 65-vjeçar i prekur nga COVID-19, u hodh nga ballkoni e gjeti vdekjen. Mjekja e tij e familjes, Valbona Kola, ka treguar se si ishte gjendja e pacientit të saj, Hasan Mirën. Në një lidhje për emisionin ‘Shqipëria live’ mjekja tregoi se ishte detyruar që të niste Mirën drejt Tiranës për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

Gjendja e tij ishte padiskutim e rëndë, përderisa unë e nisa për në Burrel dhe ato në Tiranë, me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, djersë, lodhje”, tha mjekja, ndërsa pohoi se pacienti nuk ishte në gjendje të keqe psikologjike.

“Ai gjithmonë e ka pasur fobi vizitën e paraqitjen në spital. “Unë s’dua të shtrohem”, më tha kur i pohuam se do të shkonte në Tiranë. Por që ishim të detyruar ta përcillnim nga gjendja e rënduar, po ai s’donte në fakt”, tha ndër të tjera mjekja. Po ashtu mjekja zbuloi edhe telefonatën e fundit që kishte bërë me të pasi ishte shtruar në spitalin COVID2, ku i kishte treguar se nuk ishte aq keq sa i kishin thënë.

“Dua të them që në darkë pasi familjarët u kthyen nga Tirana, më ka marrë në telefon e më tha, se kam qenë dhe mike për familjen, më tha në emër, ‘Vali s’qenka këtu në spital sicc e kanë interpretuar në media njerëzit’ se kishte frikë, mos ishte si burg, por më tha se ishte mirë. Ai asnjëherë s’ka pasur probleme mendore apo të jetë trajtuar në këto 30 vite në dijeninë time. Sipas familjarëve ai ka pasur rezistencë për tu shtruar, nuk donte, por për shkak të gjendjes…Familjarët më thoshin është rëndë, djali ka qenë te spitali”,– përfundoi mjekja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY