EMRI/Mori leje nga burgu, por nuk u kthye më, detaje nga arrestimi...

EMRI/Mori leje nga burgu, por nuk u kthye më, detaje nga arrestimi i të dënuarit

125
0
Shares

26-vjeçari Elidon Alla ka rënë në prangat e policisë pasi theu lejen e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj e burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Pas mbarimit të lejes së përkohshme, Alla ishte larguar nga banesa e babait të tij në Bulqizë dhe fshihej në Tiranë, duke mos u kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit sipas afateve të lejes së përkohshme.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Bulqizë, ky shtetas nuk është gjetur në banesë, duke shkelur kështu Aktin Normativ “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”, pasi për  këtë shtetas ishte miratuar leja e veçantë “Qëndrim i përkohshëm në shtëpi”, për periudhën kohore 4 prill-1 korrik 2020.

Pas mbarimit të lejes së përkohshme, ky shtetas ishte larguar nga banesa e babait të tij në Bulqizë dhe fshihej në Tiranë, duke mos u kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit sipas afateve të lejes së përkohshme, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj e burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e këtij shtetasi, u organizuan shërbimet dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i tij’,-njoftoi policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY