“Rama fshihet pas grave për të ruajtur listat e mbyllura”, deklarata e...

“Rama fshihet pas grave për të ruajtur listat e mbyllura”, deklarata e fortë e Vokshit: Ka hallin e vet që s’e voton askush

94
0
Shares

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se kryeministri Edi Rama për të ruajtur pushtetin me lista të mbyllura, po fshihet pas grave me justifikimin e kuotave gjinore.

Vokshi thotë se në këtë mënyrë Rama i fyen gratë, pasi i konsideron që nuk fitojnë dot vetë, por në fakt sipas saj ka hallin e vet që nuk e voton askush.

Ajo shton se Rama në të vërtetë nuk i duron dot gratë pasi në 22 vite karrierë politike i ka keqpërdorur.

Edi Rama sot nuk mund të fshihet pas fustanit të grave për të refuzuar listat e hapura. Po t’i mbështeste realisht gratë, nuk do të zhdukte me një të rënë të lapsit 2 gra kandidate për deputete në Lezhë për t’i hapur rrugën drejt parlamentit një krimineli të dënuar për prostitucion. Kandidateve gra të PS në Lezhë iu rrëmbyen fëmijët, iu kërcënuan familjarët, në mënyrë që Edi Rama të fuste kriminelin e vet në parlament.

Edi Rama nuk ka hallin e grave, kur këmbëngul që të ruajë lista të mbyllura për pjesën fituese të listave. Edi Rama ka hallin e vet se e di që s’e voton askush. Ka hallin e të besuarve të tij, që shqiptarët i njohin si simbole të korrupsionit, të cilët i ka venë të parët e qarqeve dhe e di se me lista të hapura nuk ia voton njeri.

Për të thënë të vërtetën deri në fund, Edi Rama as nuk i duron gratë. Në 22 vjet të karrierës së tij politike, ai i ka keqpërdorur të gjitha gratë që e kanë rrethuar për pushtetin e tij personal. Kemi parë live si i keqtrajton gratë e partisë së vet dhe gratë e tjera në parlament”,-thote ajo ne reagimin e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY