VIDEO/Rudina Magjistari e nis sezonin me gafa: Shkolla “Sami Frashëri” me fat,...

VIDEO/Rudina Magjistari e nis sezonin me gafa: Shkolla “Sami Frashëri” me fat, që u godit nga tërmeti

560
0
Shares

Rudina Magjistari çeli sezonin e ri te programit te saj me nje te ftuar special si Erion Veliaj. Ky i fundit foli per betejen me COVID, jeten si baba dhe marredhenien me Ajolen.

Ndërkohë që Veliaj fliste për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në ekran parakalonin pamjet propagandistike 3D të projektit të shkollës së re, Magjistari, e cila shquhet për gafa live, ndërhyri duke i shtuar koleksionit të saj edhe një gafë të re.

Duke dashur të komplimetojë projektin e Bashkisë, Magjistari tha se shkolla Sami Frashëri ka patur shumë fat, që është goditur nga tërmeti, duke nënkuptuar që falë tërmetit, shkolla e re do të jetë më e mirë. Por, duket se Rudina harroi faktin se për shkollën do të paguhen para nga taksat e qytetarëve, apo faktin se tërmeti tragjik i 26 nëntorit, la pas shumë viktima, të cilët nuk patën “fatin e madh” të shkollës “Sami Frashëri”.

Magjistari deklaroi gjithashtu, se Sami Frashëri ka shumë fat, që dikur nxënës i kësaj shkolle ka qenë Veliaj.

Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat ëëë? Një herë që të kishte ty nxënës dhe një herë që u trondit nga tërmeti, sepse do të duan të gjitha shkollat të behen si Sami Frashëri…“, tha Rudina.

Min:20

/DRONI.a/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY