Miratimi i importit të mbetjeve duket se revoltoi shumë shqiptarë anë e mbanë botës. Kështu, nisi një fushatë me shkrimin e emrave të politikanëve që e votuan këtë projektligj në kazanët e plehrave, duke i cilësuar ata si mbetje.
Por, duket se revoltimi me Ramën është aq i madh, saqë çdo ditë po shohim çmenduria të ndryshme.
E çmenduria e radhës vjen nga një i ri, i cili po dëgjonte Ramën në celularin e tij teksa fliste në parlament. Djali e ka marrë celularin dhe e ka futur brenda WC-së, për t’i hedhur më pas ujin, njësoj si me jashtëqitjet. Një video që “thotë” shumë, mesazhi është më se i qartë. /JetaOshQef.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/