Vodhi dyqanin dhe kërcënoi vajzën e pronarit, arrestohet 31-vjeçari

Vodhi dyqanin dhe kërcënoi vajzën e pronarit, arrestohet 31-vjeçari

108
0
Shares

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi vjedhjes së një dyqani dhe kanosjes së vajzës së pronarit.

Policia bën me dije se 31 vjeçari S. L., banues në fshatin Sheqeras është dënuar edhe më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, mbetur në tentativë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. L., 31 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq (i dënuar më parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”).

Shtetasi i mësipërm më datë 30.08.2020, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit V. Q., në fshatin Sheqeras, artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe paketa cigare në vlerën 20.000 lekë, si dhe ka kanosur nëpërmjet telefonit vajzën e pronarit të dyqanit.

Gjithashtu 31-vjeçari, në momentin që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit Korçë ka tentuar të largohet, por u kap menjëherë dhe u prangos nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, mbetur në tentativë”,-njoftoi policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY