Devijohet Lana, prishen 300 banesa, banoret ne proteste

Devijohet Lana, prishen 300 banesa, banoret ne proteste

424
0
Shares

Vertetohet devijimi i Lanes qe ishte parashikiar qe nga fillimi i protestave te Astirit.

Banorët e zonës së Astirit u janë rikthyer protestave të tyre, pasi pritet të prishen rreth 300 banesa në kuadër të devitimit shtratit të lumit ‘Lana’. Ata jane lajmeruar nga bashkia qe ne qershor qe te lirojne banesat.

Lumi do te devijojet me shume se 120 metra ne vije ajrore ne funksion te nje prone qe ka qene e regjistruar ne emer te Edmond Begos, nje biznesmen i afert me drejtues te larte te PS, si Balla.

Edhe qytetarët u shprehen se pas këtij projekti qendron biznesmeni Edmond Bego, ndërsa shtojnë se nuk kanë asnjë të dhënë sesi do të jetë përfundimi për këtë projekt.

“Nga devijimi mund të prishen rreth 300 shtëpi, jemi pro zhvillimit, por jo devijimit. Ky është një projekt vetëm për oligarkët. Na thanë se do dëmshpërblehemi, por s’na kanë dhënë gjë, kur do të na i japin paratë, ne smund të hidhemi në rrugë të madhe.

Nëse s’kanë fonde, mos të realizohet projekti, në sy të Bankës Europiane thanë se do të dëmshpërblehemi të gjithë, jo vetëm ata që kanë legalizime për shtëpitë e tyre. Nuk na informojnë sesi do jetë projekti përfundimtar, ka një devijim të projektit, pse duhet të prishen 300 shtëpi, dhe të mos prishen 40 që ishin në projektin fillestar”, shprehen banorët per fax tv. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY