DENONCIMI/ Qeveria shembi shkollen ne Kamez. Ishte e sapokonstruktuar

DENONCIMI/ Qeveria shembi shkollen ne Kamez. Ishte e sapokonstruktuar

59
0
Shares

“Shkolla 9-vjeçare “Hillari Klinton” në Kamëz u prish si e dëmtuar nga tërmeti, por deri me 9 mars është zhvilluar mësim normalisht dhe pa probleme. Ndërtesa ka qenë e rikonstruktuar dhe në gjendje shumë të mirë, prokuroria të hetojë. Në 14 shtator nxënësit e kësaj shkolle transferohen në shkollë tjetër me turne”, ka shpjeguar sot kryetari i deges se PD, Kamez, Flamur Hoxha.

Sipas tij kjo po bëhet vetëm me një qëllim, për përfitim ekonomik, të ndërtimit të një shkolle tjetër ndoshta në shtatorët në vijim, jo në këtë shtator, të ndërtimit me çmim 3 – 4 herë më të lartë se çmimet e ofruara nga donatorët evropianë, të asaj që shqiptarët e kanë prej vitit 2013 që e kanë në kurriz.

Prindërit nuk kanë informacion: Se di pse e prishën, këtu është bërë mësim deri në 9 mars:

Muharrem Lala, prind:
Jemi sot këtu për të denoncuar një aferë korruptive. Këtu nuk ka fjalë. Këtu flet kjo gërmadhë e cila para disa muajsh ishte një shkollë funksionale. Nxënësit kanë zhvilluar mësim deri më datën 9 mars. Kamza ka nxënës, ka mësues, ka drejtues me shumë potencial por nuk ia vlen që ata t’i shpërblesh me të tilla gërmadha.

Ylli Dushku, prind:
Unë jam banor i vjetër i Kamzës. Lindur dhe rritur këtu. Tek kjo shkollë kam studiuar vetë, kanë studiuar fëmijët e mi dhe nipi e mbesa. Ata e shembën. Fëmijët ishin në shkollë, tani na thonë t’i çojmë në një shkollë në Bathore. Do të na shkojë gjithë dita për të ikur pas fëmijëve. Nuk e dimë se përse e shembën këtë shkollë. Vetëm për përfitime se rrugë tjetër s’ka./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY