Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparueshme në shtëpinë e tij, komenton kreu i FRPD, Belind Kellici.
Deri para një jave ai ka jetuar në çadër, madje fëmija i tretë ka lindur pikërisht aty duke qenë një nga historitë e vështira të periudhës së pas tërmetit.
Duke qenë me fëmijë të vegjël Eduarti ka marrë një vendim të rrezikshëm duke lënë çadrën e duke u kthyer të jetojë në shtëpinë e dëmtuar.
Gjatë bisedës me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, kreun e FRPD, Belind Këlliçi, ai thotë se shtëpinë fillimisht ia kanë vlerësuar si të pabanueshme dhe për tu shembur. Por më pas ekspertët e tjerë që kanë bërë vlerësimin kanë ndryshuar mendje dhe e kanë klasifikuar banesën në nivelin e mesëm DS2 për riparim dhe jo rindërtim megjithëse inxhinierët që në krye të herës i kanë thënë të mos hyjë në atë banesë pasi rrezikon të shembet. Shuma që përfiton nga ky vlerësim nuk i mjafton për të bërë asgjë me shtëpinë, ndërsa jeton vetëm me 100 mijë lek të kempit si invalid, vetë i gjashtë
Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.
Këlliçi: Eduart, sa veta jeni?
Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër.
Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu?
Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.
Këlliçi: Në shtëpinë e prishur?
Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës.
Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu?
Qytetari: DS.. Ka ardhur dhe më kanë thënë… kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.
Këlliçi: Edhe si të klasifikuan?
Qytetari: Pastaj kur ka dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet.
Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë?
Qytetari: Asnjë lloj gjëje!
Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare?
Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!
Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në shtëpi?
Qytetari: Asnjë gjë!
Belindi: Sa fëmijë ke?
Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh.
Këlliçi: 6 muajsh?!
Qytetari: 6 muajsh!
Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër?
Qytetari: Në çadër, ne çadër!
Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?
Qytetari: Po!
Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni?
Qytetari: Unë jam invalid. Marr një kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra).
Belindi: Vetë i gjashtë?
Qytetari; Vetë i gjashtë!
Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër?
Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/