Balla i bindur: Rama do jetë Kryeministër edhe për katër vitet e...

Balla i bindur: Rama do jetë Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit të tretë

132
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla eshte i bindur se Rama do te jete Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit te trete.  Kete gje ai e ka deklaruar nga mledhja e Asamblesë Socialiste të Bashkisë Prrenjas.

Mesa duket, pas delegimit te punes, Balla ka vendosur te filloje te kryeje takime, per te treguar angazhimin e tij maksimal.

“Shqipëria nuk ka patur dhe nuk ka një Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama. Dhe Edi Rama do të jetë Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit tonë të tretë. Jo pse përballë si kandidatë rivalë janë Saliu i veshur si Luli, Monika në vend të Ilirit, bashkë me Nardin, Dashin, Mediun apo Vangjel Dulen. Ne nuk do konkurojmë me ta. Ekipet tona në cdo qark nuk do të konkurojnë me ta, por me pritshmërirë e aleatit tonë të vetëm, njerëzit e thjeshtë.

Tërmeti dhe pandemia nuk ishin ngjarje dosido, por janë nga ato ngjarje që tundin tokën nën këmbët e një vendi të tërë dhe jo më të një qeverie. Dhe shqiptarët janë dëshmitarë dhe gjyqtarë të pagabueshëm.

Në mbledhjen me Asamblenë Socialiste të Bashkisë Prrenjas i informova se: “Gjatë tetorit-dhjetorit 2020 përmes komunikimit virtual do të merret opinioni nga anëtarësia e partisë në një kanal të posaçëm dhe nga qytetarët në një kanal tjetër mbi performancën e ministrave dhe deputetëve”,-u shpreh ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY