Festojnë ditëlindjen në mal, adoleshentët i vënë zjarrin pyllit me pisha

Festojnë ditëlindjen në mal, adoleshentët i vënë zjarrin pyllit me pisha

192
0
Shares
Ilustruese

Shkojnë të festojnë ditëlindjen e një mikut të tyre në mal, por i vendosin zjarrin nga pakujdesia pyllit me pisha.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të premtes në afërsi të pikës turistike të malit të Moravës. Zjarri është izoluar nga shërbimi zjarrfikës i ndihmuar dhe nga qytetarë korçarë, por është aktivizuar sërish mëngjesin e sotëm duke shtuar kështu sipërfaqen e djegur, raporton VizionPlus.

Fatmirësisht flakët falë ndërhyrjes në kohën e duhur nuk kanë përshkruar sipërfaqe të mëdha.

or ajo çfarë shqetëson shërbimin zjarrfikës është fakti se herë pas herë në kodrat e qytetit, por dhe në malin e Moravës persona të ndryshëm që preferojnë këto zona edhe nga pakujdesia i kanë vënë flakën masivit pyjor duke djegur kështu sipërfaqe jo të vogla.

Nga zjarri i një nate më parë në vendngjarje kanë mbetur shishet e birrave e deri te torta e adoleshentit që ka festuar ditëlindjen me miqtë e tij. Policia po heton për rastin por deri tani nuk ka treguar më shumë

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY