“Blloku, Kodra e Diellit…”, 5 nga vatrat e nxehta të Covid në...

“Blloku, Kodra e Diellit…”, 5 nga vatrat e nxehta të Covid në Tiranë

100
0
Shares

Ish-Blloku është një nga zonat më të njohura të Tiranës dhe vendi i preferuar për jetën e natës veçanërisht nga të rinjtë. Por, nëse flet me epidemiologët, kjo zonë është një nga vatrat më të nxehta të Covid-19 në këtë periudhë që virusi është transmetim komunitar.

Gjatë testimit dhe hetimit të rasteve, specialistët kanë konstatuar më shumë infektime në moshat e reja dhe ato që janë në marrëdhënie pune. Gjithçka ka ardhur nga shkelja e rregullave.

“Jo më siç ka qenë më përpara, që risku ishin moshat e treta, tani janë moshat e reja. Kjo vjen nga grumbullimet në kafene, klube të ndryshme, tubime dhe festa”

Edhe pse infeksioni ka kaluar në transmetim komunitar, epidemiologët thonë se koronavirusi ka krijuar 5 vatra të nxehta në Tiranë.

Krahas ish-Bllokut, zona Covid dhe me rrezik më të shtuar janë dhe “Komuna se Parisit”, “Kodra e Diellit”, zona e Astirit dhe Kamza. Përveç densitetit të shtuar në këto zona është vënë re frekuentim i lokaleve pa masa mbrojtëse, pjesëmarrje në festa dhe në ceremoni mortore.

“Nëpërmjet referimeve të mjekëve të familjes dhe 127-s, shikojnë që nga këtu vijnë referimet më të shpeshta dhe pas marrjes së tamponit rezulton se pozitiviteti është më i përqendruar aty. Janë persona në marrëdhënie pune, por jo vetëm pasi jemi në transmetim komunitar. Patjetër që ndikon edhe densiteti i madh në këto zona”.

250- 300 tamponë kryhen çdo ditë në Tiranë. 10 grupe epidemiologësh janë ndarë në zona të ndryshme për testimin dhe gjurmimin e rasteve pozitive në familje dhe zyra pune. Specialistët bëjnë thirrje për respektim të masave dhe kujdes më të shtuar pas rikthimit të fëmijëve në kopshte e shkolla./a2cnn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY