Zv/Kryeministri i Kosoves: Nuk eshte marreveshje bilaterale, eshte marreveshje zotimi

Zv/Kryeministri i Kosoves: Nuk eshte marreveshje bilaterale, eshte marreveshje zotimi

93
0
Shares

Zv/Kryeministri i Kosoves, Driton Selmanaj theksoi sot duke komentuar marreveshjes se nuk ka pse te kete medyshje apo dyshime në Kosovë lidhur me këtë Marrëveshje të nënshkruan në prani të presidentit Donald Trump.

“Nuk është marrëveshje bilaterale mes dy shteteve. Është marrëveshje zotimi që dy shtete veç e veç i kanë bërë me ndërmjetësim të SHBA-së janë zotime që Kosova i merr për t’u angazhuar në raport me Serbinë. SHBA-ja është garantuese. Nuk është marrëveshje klasike bilaterale, prandaj në dokumentin tonë është vetëm nënshkrimi i kryeministrit Hoti, dhe tjetrin dokument, presidenti serb”, tha Selmanaj.

Selmanaj tha se Kosova është e angazhuar t’i besojë SHBA-së.

“Nëse garant nuk e kemi SHBA-në, nuk do të çonte peshë për neve. Shtëpia e Bardhë, presidenti Donald Trump janë garancë për neve. Ne këtu kemi ardhë për shkak të ftesës së tyre dhe sigurisë që kemi në raport me SHBA-në”, theksoi Selmanaj.

Sipas tij, marrëveshjet e sotme janë tejet pozitive për shtetin e Kosovës.

“Do t’i shihni brenda vitit sukseset prej këtyre marrëveshjeve”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY