EMRAT/Të dënuar në Itali dhe Zvicër, formulari u shkon 4 personave nga...

EMRAT/Të dënuar në Itali dhe Zvicër, formulari u shkon 4 personave nga Fieri dhe Lushnja

295
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit ka mbërritur sot në Fier dhe Lushnje duke i dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Ata janë dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

-Latif Gurguri, banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Mikel Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Klodian Thomaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

-Arben Shehaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Policia njofton se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY