FOTOLAJM/Takimi i parë zyrtar mes tyre, Kryemadhi i shkon vetë në zyrë...

FOTOLAJM/Takimi i parë zyrtar mes tyre, Kryemadhi i shkon vetë në zyrë Metës

291
0
Shares

Bashkëshortë në jetë, presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvillojnë sot takimin e parë zyrtar përballë njëri-tjetrit.

Kryemadhi ka zgjedhur që të shkojë vetë në presidencë në takimin e thirrur nga kreu i shtetit për caktimin e datës së zgjedhjeve, në ndryshim nga rastet e tjera kur ka dërguar Petrit Vasilin.

Ajo u shoqërua nga sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari.

Ia bëmë të qartë Presidentit që LSI do zbatojë cdo vendim e dekret të presidentit që është kushtetues e do marrë pjesë në cdo proces zgjedhor ku i cili do i garantojë shqiptarëve qeverisjen e ardhshme evropiane për të cilën kanë aspiruar prej kohësh. Ska gjë më të rëndësishme sa ti japësh shqiptareve një datë që po e presin prej kohësh. Zgjedhjet duheshin bërë 2 vjet më parë, por cdo detaj i vogël që mund të thotë ç’bëri e sotmja e ç’bëri e nesërmja është të tallesh me cështjet e shqiptarëve”, tha kryetarja e LSI pas takimit.

Për opozitën duket se 18 prilli është data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, datë kjo e artikuluar prej nënkryetarëve të partisë Republikane dhe Agrare Ambjentaliste, në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit me Presidentin Meta.

Sakaq maxhoraca duket se është e gatshme të shkojë në zgjedhje në cdo datë që do të përcaktojë Presidenti i Republikës, me përjashtim të 2 majit, e cila përkon me festën e Pashkëve ortodokse.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY