Edi Rama zbuloi sot se ende s’është vendosur asgjë për koalicionin e zgjedhjeve të vitit 2017.
Në emisionin “opinion” në TV Klan, Rama bëri të ditur se “Jemi në diskutim për një bilanc serioz dhe për piketat e bashkëpunimit të ardhshëm. Diskutimi vazhdon. Se si do të jetë koalicioni do e vendosim në të ardhmen”, u shpreh Rama sonte, “i pikëlluar” pse ende nuk i ka “rrëmbyer” Metës premtimin për koalicionin e vitit 2017.
Ndërkohë, jo më larg se një javë më parë, nga podiumi i Kuvendit ai fliste për “një koalicion të përfunduar dhe jo vetëm kaq por për strategji fitoresh.
“Nuk folëm as për mbetjet as për kamerat dhe as për ligjet e reformës. Por u takuam për të ndërtuar strategjinë për fitoren e ardhshme parlamentare”, shprehej Rama të enjten e kaluar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/