Përveç ministrave që dërgon në fabrikat e riciklimit të mbetjeve dhe deputetëve socialist në Kuvend, Edi Rama ka “gjetur” edhe të vetmin “mbështetës” për ligjin e tij të plehrave. Ai është Alfred Mosiu.
Deklarata e Moisiut dje sipas së cilës “Unë sigurisht kam qene dhe jam kundër importit të plehrave, por jo kundër disa mbetjeve të specifikuara dhe me kushte të sigurisë”, ka bërë që Edi Rama “ta ndajë” këtë “mbështetje” në rrjetet sociale kur shkruan se, “Presidenti Moisiu, një personalitet i gjithërespektuar, që ka qenë dhe mbetet i vendosur kundër importit të plehrave; e ka kundërshtuar ligjin që lejonte importin e plehrave në 2004 dhe 2012, njëherë si president i Republikës dhe më pas si mbështetës i shoqërisë civile; ka firmosur kërkesën e atëhershme për referendum për anulimin e ligjit dhe sot mbështet ligjin e ri, pikërisht sepse ligji përjashton kategorikisht importin e plehrave dhe i shërben një Shqipërie më të pastër!”.
Pa dashur, Edi Rama zbulon një të vërtetë që e denoncon ish-Presidentin si joserioz.
Katër vjet më parë, Alfred Moisiu ka qenë një nga kundërshtarët më të fortë të ligjit të mbetjeve, duke firmosur edhe kërkesën për referendum.
Por që prej dje ai ka dalë në mbështetje të tij, duke “argumentuar” se ka ndryshuar mendim dhe se duhet të kemi besim te shteti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/