‘Partizani’ perjashtohet nga CAS prej dy sezoneve te merkatos

‘Partizani’ perjashtohet nga CAS prej dy sezoneve te merkatos

85
0
Shares

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv denoi sot klubin Partizani duke lene ne fuqi nje vendim te mehershem te Dhomes e Zgjidhjes se Konflikteve, qe e perjashton Partizanin nga dy sezone merkatos.

Lajmi e ka bere te ditur vete klubi Partizani i cili drejtohet nga velli i Kryeministri Tama, Olsi Rama.

“Klubi njofton se është njohur sot me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), i cili lë në fuqi vendimin e Dhomës së Zgjidhjes të Konflikteve të FIFA-s për pezullimin e klubit nga pjesëmarrja në dy sesionet e radhës të merkatos. Duke siguruar sportdashësit dhe opinionin sportiv se Partizani ka vepruar përherë konform të gjitha rregullave dhe legjislacionit sportiv shprehim zhgënjimin tonë mbi këtë vendim që cënon ecurinë tonë në kampionatin që sapo pritet të filloj”, thuhet ne njoftimin e klubit.

Në arsyetimin e saj CAS ka vlerësuar se pezullimi nga dy sesione të merkatos nuk shkakton dëme të pariparueshme dhe afatgjata ndaj klubit.

Për sa i përket gjyqit në CAS, klubi po punon për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe synon fitimin e gjyqit përpara sesionit të ardhshëm të transferimit të lojtarëve./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY