Akuza e forte: OFL, menaxheri i fushatës elektorale të qeverisë!

Akuza e forte: OFL, menaxheri i fushatës elektorale të qeverisë!

107
0
Shares

Ish deputeti i PD, Gent Strazimiri ka lesbuar nje akuze te forte ost. Ai thote se “OFL”, eshte menaxheri i fushtës elektorale të qeverisë!

Deklarata e Strazimirit:

“Operacioni Forca e Ligjit” u paraqit si një masë ekstreme ndaj forcës financiare të krimit, nga një qeveri:
* që refuzonte të pranonte se administrata e saj në të gjitha nivelet, komandohej publikisht nga metastazat e krimit.
* që refuzonte të pranonte se që në 2013 kishte kandiduar në listat e saj të paktën 19 kriminelë të proceduar dhe dënuar.
* që është kapur në flagrancë me përgjime proçeduriale duke këmbyer favore me krimin në çdo fushatë elektorale për vota!
* që siç dëshmojnë përgjimet, krimi edhe kur s’kandidonte vetë, përcaktonte me telefon në nivelet më të larta, kandidatin për deputet të zonës.

Kriminelët të cilët “OFL” po u kërkon të deklarojnë financat, janë të gjithë:
* publikisht të dënuar,
* publikisht të liruar pas kryerjes së dënimit,
* publikisht titullarë biznesesh të ligjshme,
* publikisht fitues tenderash në punë publike gjatë kësaj qeverisjeje…
Asnjë emër nuk është i panjohur minimalisht në rang qarku!!
Të gjithë, nga i pari tek i fundit, e kanë kaluar të paktën nga 1 herë “sitën” e verifikimit të pasurisë!!
Edhe me dëshirën e mirë për të besuar deri në debil’llëk qëllimin e krijimit dhe veprimit të “OFL”, një pyetje nuk mund të rrish dot pa e bërë:
* ky shteti që ka vendosur seriozisht të shkatërrojë forcën financiare të krimit, a ka një data-base të individëve të dënuar për krim të organizuar, siç e ka në kompiuterin personal çdo gazetar i kronikës së zezë në Shqipëri, apo i gjen ditë pas dite?

Në çdo rast, nëse vërtetë një qeveri e ka seriozisht:

* publikon LISTËN me emrat e tyre, dhe u nis me postë në adresën e biznesit apo të njërës prej shtëpive njoftimin zyrtar për ri-detyrimin e deklarimit të burimit të të ardhuarve….
Në këtë mënyrë, do kishte kursyer kohë dhe energji, dhe do kishte rritur efikasitet dhe seriozitet!
Mirëpo JO!
Qeveria ka vendosur që kriminelët me të cilët:
* ka bërë pushime e udhëtime private me charter,
* i ka kualifikuar e paguar me miliarda leke tendera publikë që gjatë sundimit të saj,
… t’i njoftojë çdo dy ditë me konferencë shtypi se ” u ka dalë emri sërish”, përmes asja çupës me uniformë që nuk i heq syzet e zeza që “të mos e njohin kush është”, megjithëse portalet e kanë shpërndarë imazhin e saj edhe me golf e xhup në mal, edhe me bikini në plazh…
Çupa “anonime” e qeverisë, me syze dielli i njofton kriminelët-biznesmenë 2 nga 2, 3 nga 3, a 4 nga 4, një ditë në Berat, një ditë në Shkodër, një ditë në Shijak, pastaj në Vlorë 2 ditë… e kthehet sërish në Berat me 2 emra të tjerë…?!
Nëse qeveria në atmosferë zgjedhjesh, ka mjaftueshëm lajme “tërmeti”, “COVID-i”, “rindërtimi” apo “rishkatërrimi”…. çupa me syze dielli nuk del… e bën pushim….(?!)
Sapo media-plani elektoral i qeverisë mbetet bosh, qeveria shfaq sërish çupën e saj me syze dielli, që fillon dhe njofton emrat e kriminelëve që bëjnë biznes me qeverinë, nga aty ku e ka lënë, fjala vjen në Berat, dhe vazhdon përsëri me 2 emra në Shkodër, pastaj me 3 emra në Shijak, pastaj me 4 emra në Vlorë, pastaj me 3 emra të tjerë në….
Kjo e vendos “OFL”, qëllimin e krijimit dhe veprimin e saj, në një gur themeli të fushatës elektorale të qeverisë së kapur në flagrancë duke kandiduar, mbështetur, emëruar, duke bërë biznes dhe pushime, duke pranuar vota e influenca dhe më pas duke mbrojtur …. kriminelët-subjekt të “OFL” të qeverisë…
“OFL” e qeverisë në fakt, po bën atë që bën çdo menaxher fushate elektorale, ditën e parë të punës:
* rikonfirmon çdo 2-3 ditë marrëdhënien e bashkëpunimit, partneritetit me shtresat, individët, organizatat e grupet e interesit… diku me të mirë, diku me të keq…
“OFL” ka marrë detyrë fushate elektorale, menaxhimin e “ÇUNAVE PROBLEMATIKË”, e t’u rikujtojë çdo 2-3 ditë se duhet të vazhdojnë të mbajnë anën e qeverisë, e cila ka 8 vjet që sundon shqiptarët PREJ KONTRIBUTIT TË NJËJTËVE “ÇUNAVE PROBLEMATIKË” subjekt të “Forca e Ligjit” dhe “OFL” !!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY