Data e zgjedhjeve, mësohen propozimet e PD dhe PS

Data e zgjedhjeve, mësohen propozimet e PD dhe PS

231
0
Shares

Më 4 shtator kreu i shtetit do të presë në Presidencë sugjerimet e tyre lidhur me datën që shohin të arsyeshme për të marrë votën e qytetarëve.

I vetmi që ka treguar gatishmërinë për të dorëzuar vetë në Presidencë propozimin për datën e zgjedhjeve parlamentare është kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ashtu siç burime për Report Tv konfirmojnë, do t’i sugjerojë kreut të shtetit për t’i drejtuar shqiptarët drejt kutive të votimit të dielën e parë të periudhës zgjedhore, pra më 18 prill.

Të njëjtën datë do të sugjerojë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do të dërgojë sugjerimin e saj në tryezën e kreut të shtetit nëpërmjet Petrit Vasilit.

Vetë kryeministri Rama ka zgjedhur të shmangë takimin me kreun e shtetit në Presidencë. Të premten në orën 11:00 Presidenti do të presë Sekretarin e Përgjithshëm të socialistëve, Taulant Ballën, i cili edhe më herët ka artikuluar si propozim për datën e zgjedhjeve 9 majin.

Pasditen e së premtes, në orën 17:30 do të paraqesë propozimin e saj për datën kur qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre me votë për përfaqësuesit në parlament, edhe Deputetja Rudina Hajdari, e cila para se të marrë një vendim është konsultuar në rrjetet sociale edhe me qytetarët.

‘/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY