Analiza/”Të vdekurit mbahen në dhomë me të gjallë, ja pse po vetëvriten...

Analiza/”Të vdekurit mbahen në dhomë me të gjallë, ja pse po vetëvriten pacientët me Covid-19″

383
0
Shares

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka bërë një reagim në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një 65-vjeçar u vetëvra.

Në këtë reagim renditen disa nga problematikat në spitalet Covid në vendin tonë, si mungesa e psikologut, izolimi total ndaj familjarëve, përdorimi pa kriter i disa mjekimeve, si dhe tronditja psikologjike.

1.Jemi i vetmi vend ku kemi mungese stafi mjekesore per sherbimin e pacienteve. Me kapacitetin e stafit mjekesore ku pothuajse gjysma eshte vete i prekur me covid 19 nuk mund te kete nje sherbim cilesore ndaj pacienteve.

2.Mungesa e sherbimit te punonjesit social,psikologut etj sjell kete gjendje tek pacientet.Kur dihet qe shumica e pacienteve pesojne demtime serjoze si nga ana emavionale dhe psikologjike perpost semundjes qe kane.Asnje sherbim psikologu nuk eshte ofruar ne asnje spital dhe ndaj asnje pacienti me covid.Jo vetem kaq por dhe mungesa e mjekeve te tjere specialist si kardiologu,endokrinologu etj per pacientet me semundje shoqeruese eshte nje faktor tjeter qe ndikon.

3.Izolimi total ndaj familjareve duke mos i lejuar asnje forme kontakti me ta krijon stres psikologjik te keta pacient (shpesh as kontaktet ne telefon nuk lejohen)

4.Perdorimi pa kriter i disa mjekimeve ose krijon hemoragji tek pacientet ose krijon tromboemboli tek ata

5.Kur nje pacient nderron jete mbahet ne te njejten dhome me pacient tjeter deri ne momentin qe meret nga mjekesia ligjore dhe ne kete situate nje pacient me covid peson shok psikologjik duke pasur ne dhome pacient qe ka humbur jeten.

Keto dhe shume faktore te tjere jane faktore qe po ndikojne ne anen psikologjike tek te semuret me covid.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY