Hedhja e 65-vjeçarit nga dritarja, vjen reagimi i thatë i spitalit “Shefqet...

Hedhja e 65-vjeçarit nga dritarja, vjen reagimi i thatë i spitalit “Shefqet Ndroqi”

122
0
Shares

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë e ndodhur një natë më parë ku ka humbur jetën një 65 vjeçar.

Sipas këtij njoftimi mësohet se 65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

“65-vjeçari ishte shtruar një ditë më patë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit”, thuhet në reagimin e spitalit.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur përfaqësuesja e spitalit Eugerta Dilka në një deklaratë për mediat, ndërsa nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjeve.

Reagim i plotë:

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.

65-vjeçari ishte shtruar një ditë më patë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY