Vazhdon ‘saga’ e gjyqit të Çekajt, pse gjykata vendosi sërish shtyrjen e...

Vazhdon ‘saga’ e gjyqit të Çekajt, pse gjykata vendosi sërish shtyrjen e vendimit

123
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn sërish vendimin për çështjen e 613 kilogramë kokainë të fshehur në banane që u kap dy vjet më parë në portin e Durrësit.

Avokati i Armando Pezakut, Arben Prenga ka paraqitur mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme duke kërkuar pafajësi.

Të pandehurit e tjerë, Arbër Çekaj e Donaldo Lushaj, kanë paraqitur kërkesën për shtyrje pasi avokati Maks Haxhia ka paraqitur raport mjekësor.

Çekajt dhe Lushajt u është caktuar avokat kryesisht nga gjykata, ndërsa seanca e radhës është caktuar në datën 8 shtator.Për gati një vit me radhë seancat për këtë proces gjyqësor vijojnë të shtyhen pasi avokatët e Çekajt dhe Lushajt kanë paraqitur arsye të ndryshme, çfarë e ka bërë të pamundur zhvillimin e gjyqit, i cili ka ngecur në mbrojtje-vendim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY