Tensione të forta para rafinerisë së Ballshit, naftëtarët përplasen me policinë

Tensione të forta para rafinerisë së Ballshit, naftëtarët përplasen me policinë

106
0
Shares

Raportohet per tension në protestën e naftëtarëve në Ballsh. Naftëtarët, të cilët kërkojnë firmosjen e kontratave të punës, janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të futen me dhunë në uzinë.

Situata u tensionua vetëm pak minuta pasi kanë mbërritur përfaqësues të kompanisë që bëjnë përzgjedhje selektive mes stafit për të firmosur kontratat individuale të punës.

Mes turmës dëgjohen thirrjet: “Duam paret tona” si dhe “Mos i prek punëtorët”.

Ka qenë kreu i sindikatës i cili pas diskutimeve me përfaqësues të firmës ka qetësuar paksa situatën duke deklaruar se firmosja e kontratave kolektive sipas reparteve do të bëhet ditën e sotme.

vijon..
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY