Mbyllet biblioteka në Lezhë, rikthehet koronavirusi në spitalin e Beratit

Mbyllet biblioteka në Lezhë, rikthehet koronavirusi në spitalin e Beratit

128
0
Shares

Prej disa ditësh biblioteka “Gjergj Fishta” në Lezhë ka mbyllur dyert për lexuesit.

Shkak për këtë është bërë prekja nga koronavirusi i dy punonjësve të këtij institucioni, duke bërë që i gjithë stafi të vetëkarantinohet.

Në hyrje të bibliotekës e cila është në varësi të Bashkisë Lezhë, është vendosur njoftimi për mbylljen e saj për një afat të pacaktuar.

Nderkaq, një rast i ri me Covid-19 është shënuar sot brenda ambjenteve të Spitalit Rajonal Berat, duke rikthyer sërish frikën dhe panikun mes bluzave të bardha dhe stafit mjekësor.

Një sanitare në Repartin e Infektivit në këtë spital,repart që përdoret edhe si “karantinë” për personat që kanë shenjat e Covid-19,është infektuar edhe vetë me Koronavirus. Ajo kishte shfaqur prej disa ditësh shenjat e infektimit dhe përgjigjia e tamponit të mbërritur pasditen e djeshme ka rezultuar “pozitive”.

Po ashtu ne Elbasan raportohen per 9 raste te reja me koronavirus, kryesisht kontakte te rasteve te meparshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY