Rritja e rasteve me Covid19, Brataj tregon realitetin shqiptar: Agresiviteti i virusit...

Rritja e rasteve me Covid19, Brataj tregon realitetin shqiptar: Agresiviteti i virusit nuk është i njëjtë

121
0
Shares

Mjeku i njohur Skënder Brataj ka bërë një analizë të situatës së koronavirusit në vendin tonë dhe shifrat aktuale të të prekurve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brataj shkruan se po të kemi parasysh lëvizjen e madhe të njerëzve në këto tre muaj nga Tirana, qytete të tjera, Kosova dhe Maqedonia drejt qyteteve bregdetare si: Saranda, Himara, Dhërmiu, Vlora, Durrësi, Lezha, Velipoja e tjerë, numri i të infektuarve, të sëmurëve, të vdekjeve duhet të ishte shumë më i madh sesa numri i të infektuarve në Tiranë, apo Kosovë.

Pra edhe pse ka pasur një numër shumë të lartë të infektuarish dhe bartës të virusit të ardhur në këto zona, nuk kemi rritje të infektuarish, të sëmurësh apo rritje të numrit të vdekljeve në këto qytete.

Brataj thekson gjithashtu se pavarësisht rritjes së shifrave agresiviteti i virusit nuk i njëjtë me muajt mars-prill. Ai u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat për parandalimin e koronavirusit, sidomos tashmë që pritet të fillojë shkolla.

Sëmundja Covid-19 ka ndryshuar mënyrën e shfaqjes së saj, nuk është agresive si në fazën e parë. Kjo duket edhe nga dy qëndrimet që mbajtën shtete të ndryshme në fillim të Pandemisë. Ato që u mbyllën patën dhe kanë më pak vdekje. Ato që nuk bën mbyllje patën dhe kanë një numër më të madh vdekjesh dhe kjo lidhet me agresivitetin e virusit e cila është më e madhe në fazën e parë të infeksionit, asaj të Mars-Prillit. Edhe kjo është tipike e të gjitha viruseve në përgjithësi, të cilët janë agresiv dhe shkaktojnë një infektim dhe përkeqësim të sëmundjeve të tjera dhe vdekshmëri më të lartë në fazën e parë dhe më pak virulent në fundin e sezonit. Ndërsa numri i të infektuarëve në këtë moment nuk ka diferenc të madhe midis këtyre shteteve dhe zgjedhjeve të tyre! Pra përgjigja fillestare ndikoi shumë në numrin e vdekjeve! Imunizimi i tufës midis vendeve që u mbyllë dhe atyre që nuk u mbyllën është i pa përfillshëm, Çfarë ka ndikuar?Qëndrimi në ambientet e hapura nuk lejon rritjen e përqindjes së virusit.

Sipas meje temperatura e lartë luan një rol të madh në uljen e mbijetesës së këtij virusi dhe uljen e agresivitetit të tij.Ventilimi sidomos në zonat bregdetare ka qenë i rëndësishëm”shprehet ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY