Vjehrri i ish-deputetit ishte vetëm në dhomë, mbesa e mjekët japin dëshmitë...

Vjehrri i ish-deputetit ishte vetëm në dhomë, mbesa e mjekët japin dëshmitë e para

164
0
Shares

Detaje të reja kanë ardhur për ngjarjen tragjike të mbrëmjes së sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nje 65-vjeçar ndërroi jetë pasi u vethodh nga kati i katërt ku ishte shtruar.

Bëhet me dije se janë marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjecarit nga Klosi, Hasan Miri.

Mesohet se disa nga mjekët, kanë deklaruar pranë grupit hetimor se Miri, ka shfaqur ditën e sotme, sjellje jo të qëndrueshme dhe të rënduar psikologjike. 65-vjeçari nga Klosi, është vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.

Hasan Miri ishte shtruar në spitalin Covid-2 pas rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë që mjekët i kishin rekomanduar fillimisht të qëndrojë i izoluar në shtëpi, por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Për shkak të kësaj gjendje, Miri u transportua në “Covid 2” për trajtim më të specializuar mjekësor.

Por si mundi 65-vjeçari ti shpëtojë vëmendjes së bluzave të bardha dhe të kryej aktin ekstrem?

Nga deklarimet e para të mjekëve të turnit, dhe atyre që kanë ndjekur rastin e 65-vjeçarit, mësohet se në momentin kur ai ka kryer aktin ekstrem, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, dhomë e cila kishte vetëm dritare.

Jashtë kamerave, mbesa e viktimës tha se 65-vjeçari, edhe më herët ka vuajtur nga depresioni dhe është kuruar.

Lajmi se ishte prekur nga koronavirusi, ka rënduar më tepër gjendjen psikologjike të 65-vjeçarit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY