Policia e Vlorës ka kapur një sasi prej 200 kile marijuanë ndërkohë që që arrestoi dy trafikantë dhe sekuestroi edhe 2 automatikë dhe 300 fishekë !
Në pranga dy autorë të dyshuar !
Arrestohen në flagrancë shtetasit:
1. Çoban Tozaj, 49 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.
2. Mateos Bregu, 24 vjeç, banues në fshatin Kocul, Vlorë.
Policia e Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ndjekjes së autorëve ka bërë të mundur lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre në flagrancë në një banesë pranë fshatit Mallkeq.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit Çoban Tozaj, është gjetur një sasi me lëndë narkotike e llojit “Marijuanë” me peshë totale prej 200 kg (kilogram).
Tozaj dhe Bregu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kishin për qëllim destinacionin e trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Italian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/