Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Top Channel: Ministrat e perjashtuar nga fushata do te largohen nga qeveria

02/09/2020
Top Channel: Ministrat e perjashtuar nga fushata do te largohen nga qeveria
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Ky zhvillim ku vetëm tre ministra caktohet të punojë në terren për fushatë zgjedhore, është një indikator i fortë i pakënaqësive ndaj ministrave dhe e bën më të mundshëm prerjen e biletës së tyre të largimit nga Rama, me gjasë që  në mbledhjen e asamblesë kombëtare. Deri më tani mësohet se janë dy ministra që i pret shkarkimi dhe po punohet në përzgjedhjen e emrave që i zëvendësojnë”, raportoi sot top channel permes reporterit te saj Muhamet Veliu.

Nga 14 ministra të kabinetit qeverisës, kryeministri Edi Rama u besoj drejtimin politik të fushatës elektorale në qarqe vetëm 3 ministrave.

Elisa Spiropali ministre për marrëdhënie me parlamentit do të drejtojë fushatën në Kavajeë, Vorë, Kamëz dhe Rrogozhine bashki që janë pjesë e qarkut te Tiranës. Mbulimi edhe i Vorës nga Elisa Spiropali, vjen pas heqjes të  kujdestarisë nga kjo Bashki e Ministres Belinda Balluku, e cila u investua në fushatën elektorale dhe promovoi figurën e Agim Kajmakut i cili rezultoi me probleme me drejtësinë greke dhe u largua nga posti kryebashkiakut e më pas iu fsheh drejtësisë shqiptare. Spiropali duhet të bëjë edhe punën që bënte në Kavajë Ministri Arben Ahmetaj i cili është lënë jashtë listës së ekipit drejtues të fushatës socialiste.

Përplasjet me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe pakënaqësitë e bazës socialiste në Lezhë prodhuan largimin e Sandër Lleshajtnga drejtimi punëve të partisë në këtë qark.  Si zgjidhje Rama rikthen në Lezhë ish ministren Lindita Nikolli.

Mbetet e paqartë nëse ministri turizmit Blendi Klosi do të vijojë të drejtojë të majtën e Beratit. Gent Cakaj dhe Besa Shahini që të dy anëtarë të kryesisë së PS, nuk i është besuar asnjë post drejtues në ekipin e fushatës elektorale.

Nga vija e  parë të betejës elektorale 2021,  janë përjashtuar edhe ministrat Ogerta Manastrirliu, Anila Denaj, Elva Margariti, Pandeli Majko, Eduart Shalsi, Etilda Gjonajpërfshi zëvendës kryeministrin Erion Bracedrejtues i disa betejave elektorale në Berat dhe së fundmi si zonën e Divjakës në qarkun e fierit.  Ish ministri shëndetësisë Ilir Beqa rikthehet në Shkodër një bashki me probleme për socialistët pas largimit të Ditmir Bushatit si drejtues politik dhe kokëçarjeve që solli Valdrin Pjetri, raporton top channel, nje tv ende me burime prane Kryeministrit Rama. /DRONI.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.