Luana dhe Marina ‘kundërshtare’ në ekran, bukuroshet zbulojnë promot e emisioneve që...

Luana dhe Marina ‘kundërshtare’ në ekran, bukuroshet zbulojnë promot e emisioneve që drejtojnë

140
0
Shares

Sezoni i ri televiziv është gati për të nisur dhe sigurisht që ekranit nuk mund t’i mungonin motrat Vjollca. Luana dhe Marina zgjodhën ditën e sotme për të postuar në profilet e tyre respektive në Instagram, promo-t e emisioneve që do të drejtojnë.

Luana hodhi në fakt pak nga prapaskenat e promos televizive për “Shiko Kush Luan”, që rikthehet për një sezon të katërt në ekranin e Top Channel. Moderatorja me stafin e saj, ku nuk mungojnë Florjan Binaj, Rezart Veleshnja dhe Fifi, kanë vendosur që të rikrijojnë filmin shqiptar “Mimoza Llastica”, ndërkohë që Luana shkruan bashkangjitur me videon e postuar se vendosi ta nisë këtë sezon të programit nga kërkesa e shumta që ka marrë të gjithë vitin nga publiku.

https://www.instagram.com/p/CEl-Oainx2D/?utm_source=ig_embed

Ndërkohë Marina ka publikuar promon e “Klanifornia”. Në video moderatorja ka rolin e punonjëses së kontrolli të sigurisë, e cila sheh që të gjithë protagonistët e emsionit janë gati për të nisur. Ndryshe nga e motra ajo ka dhënë datën e nisjes së programit, më 12 shtator.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY