EMRAT/Trafik droge, OFL zbarkon Korçë u dërgon formularin 4 të dënuarve

EMRAT/Trafik droge, OFL zbarkon Korçë u dërgon formularin 4 të dënuarve

121
0
Shares

OFL këtë të mërkurë ka zbarkuar në Korccë ku u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit 4 të dënuarve për prodhim dhe për shitje narkotikësh.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Dorian Sakos, Arten Zallemit, Zalmir Qytetit, Bledjon Liçes.

D. S., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

A. Z., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

Z. Q., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

B. L., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY