Mjeku Tritan Kalo nderohet me “qytetar nderi” i Gjirokastres

Mjeku Tritan Kalo nderohet me “qytetar nderi” i Gjirokastres

87
0
Shares

Mjeku i njohur Tritan Kalo është vlerësuar këtë të martë si qytetar nderi i qytetit të Gjirokastrës.

Në një postim në “Facebook”, Kalo shkruan se ndjehet i prekur dhe premton se “edhe në ditët e mbetura të jetës” së tij do të vijojë të bëjë të pamundurën ndersa thekson se do të mbetet një bir i lidhur gjenetikisht dhe shpirtërisht i Gjirokastrës.

“Kohë Kovodiane. QYTETAR NDERI i qytetit të GJIROKASTRËS. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se vjen një ditë që Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Humanizmi i një Mantelbardhi si unë, do të tëhiqte vëmëndjen dhe do të vlerësohej kaq lartë nga Anëtarët e një Këshilli Bashkiak, të cilët përpos detyrimeve e punëve të tyre të shumta të kohës do të konsumonin minuta nga koha e tyre e çmuar, për të më aprovuar më 31 Gusht 2020 si BIR të NDERUAR të Qytetit të Gurtë, simbol i paçmuar i Atdhetarisë, i Arsimit, i Kulturës, i Qytetarisë dhe i Tolerancës në mbarë TROJET ARBËRORE.

Qyteti ku në Gusht të vitit 1931, lindi im atë i ndjerë Mirdash KALO, pinjoll i Kalatëve të Palortosë dhe i Çoçolatëve të Dunavatit. Ishin fillimisht mjekët e këtij qyteti që i adresuan kërkesën Kryetarit të Bashkisë, Dr. Flamur Golemit, dhe ky i fundit që i propozon me shkrim në 24.08.2020 dhe i adresohet direkt Anëtarëve të Këshillit Bashkiam më 31 Gusht 2020, për të më nderuar e përjetësuar me këtë Titull Nderi. PA shumë FJALË por THELLËSISHT i prekur….

NJERËZIA gjithmonë e ka njohur e vlersuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë, atdhe e kulturë-dashës, sepse për gjithkënd në Viset tona Arbërore “GJI-ROK-ASTRA” nuk është gjë tjetër, veçse: “Gjiri i Gurtë që ushqen e rrit, vlerëson e lartëson ata/ato që i konsideron vlera, Astra/Yje” për vete, për Vendin dhe për Shqiptarine.

NUKU e di nëse jam vërtet një i tillë, POR ju siguroj se edhe në ditët e mbetura të jetës sime, unë Dr. Tritan KALO, do të vijoj të bëj të pamundurën, që të mos i zhgënjej aspak bashkëqytetarët e Gjirokastrës sime dhe jo vetëm, për këtë vlersim dhe besim, përkundrazi.

Do mbetem përherë një bir i lidhur genetikisht dhe shpirtërisht i Gjirokastrës sonë të njohur dhe të nderuar ndër shekuj.PËRKULEM me shumë-shumë respekt e konsideratë përpara jush për këtë vlersim të lartë!!!”, shkruan Kalo pasi ka marre titullin e nderuar. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY