Ndahet nga jeta ish deputeti i Mirdites Ndue Totraj. Lajmin e kane bërë të ditur miq e të afërm të tij në rrjetet sociale.
Mësohet se Totraj nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur prej vitesh.
Ngushellime te ndjera i vijne nga miq.
“Per te ngushelluar valltaren tone, per ndarjen nga jeta te babait te saj, ing. Ndue Totraj!…
(GELDA, valltarja e talentuar dhe vajza e dashur per gjithe familjen tone artistike, (Ansamblin Mirdita), humbi sot prindin e saj te shtrenjte, babain, inxhinier Ndue Totraj, pas nje beteje me semundjen e rende qe e ka shoqeruar prej disa viteve. Me gjithe sakrificen e madhe dhe stoicizmin e rralle per ta mposhtur te keqen deri ne dekikun e fundit, optimizmin e tij dhe te familjes, nuk arriti tia dale dot, per tu ndare nga jeta ne moshe te parakoheshme. Ndue Totraj, ben pjese tek plejada e shkelqyer e inxhiniereve me kontribute te spikatura ne mineralogjine e Mirdites, por dhe si intelektual dhe veprimtar shoqeror e politik. Ai ishte dhe deputet i Parlamentit te Pare Pluralist te Republikes se Shqiperise si dhe i kandiduar per drejtues vendor per bashkine e Rreshenit. Po ashtu me detyra si drejtues institucionesh vendore dhe rajonale”.
“Ndahet nga jeta daja im Ndue Zef Totri nga nje semundje e rende, ne nje moshe shum te para koheshme duke lene ne pikellim gruan me tre femijet motrat dhe te gjith te afermit e tij. Do ngelesh perjet ne zemrat tona i dashur Ndue. Pushofsh ne paqen e zotit.”, shkruan nje tjeter.
Shoqata e mineraleve te dobishme shqipetare gjithashtu shkruan:
“Me dhimbje Ju bej me dije se sot humbem nje koleg , shok tjeter Inxhinjerin e talentuar Ndue Totri. Inxhinjeri gjeolog Ndue Totri pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende nuk mundi t,ja dal .. Ai sot nderroj jete duke u nda nga Bashkeshortja, femijte njerezit e afert te Tije .. Inxhinjeri Ndue Totri si inxhinjer dhe si drejtor i Minierave te bakerit Perlat , Spac dhe Rubik ka luajtur nje rol te rendesishem ne zhvillimin e Industrise se Bakerit ne Mirdite ..! Ndue Toteri ka qene i angazhuar dhe ne politike ..!Deputet i ligjeslatures se pare te Parlamentit pluralist Shqipetare ..!
Shoqata jone i percjelle ngushllimet e sinqerta familjes te afermeve , shokeve dhe miqeve ..! Lamtumire kolegu yne ,shoku dhe miku yne i mire qe do na mungosh shume .. Shpirti yt u prehte ne paqe..! Presidenti i Shoqates
Inxh Gjeolog Mark Pepkola”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/