EMRI/ Plagosja ne Shkoder, policia tregon arsyet

EMRI/ Plagosja ne Shkoder, policia tregon arsyet

94
0
Shares

Policia e Shkodres ka dhene detaje ne lidhje me plagosjen qe ndodhi kete pasdite ndersa identifikon autorin e plagosjes dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

“Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi Tonin Larushku, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin Luverdo Kola, 29 vjeç banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen “, njofton policia e Shkodres.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY