Beatrix Ramosaj, edhe pse nuk është shumë aktive në tregun muzikor, ka zgjedhur që të qëndrojë pranë fansave duke postuar në “Instagram” momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, 26-vjeçarja ka tërhequr sërish vëmendjen me disa poza mjaft provokuese. Këngëtarja ka pozuar nga jahti e veshur me bikini, duke nxjerrë në pah format perfekte trupore.
E sigurisht që komentet nga miqtë dhe fansat kanë qenë të shumta, duke e komplimentuar Beatrixin për paraqitjen e saj. Këngëtarja e hitit “Pa Ndjenjë” solli projektin më të fundit tre vite më parë, ndërsa nuk dihet nëse po punon për të sjellë diçka të re.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/