Rihapja e shkollave/Rama ngarkon me përgjegjësi drejtorët e Arsimit: Ta bëni natën...

Rihapja e shkollave/Rama ngarkon me përgjegjësi drejtorët e Arsimit: Ta bëni natën ditë, mësim dhe me tre turne

198
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë drejtuesve të arsimit teksa shume pak dite na ndajne nga rifillimi i mesimit.

“Duhet ta bëni natën ditë”, tha kryeministri Rama në mesazhin e parë publik para nisjes së vitit shkollor, që kreu i qeverisë e quan më të vështirin.

Rama porositi gjithashtu të gjithë drejtuesit e arsimit se duhet të zbatojnë gërmë për gërmë udhëzuesin që ka publikuar ministria e Arsimit, teksa bëri të ditur se mësimi këtë vit do të bëhet edhe me tre turne.

Duhet ta bëni natën ditë pa u lodhur dhe të jeni në krye të detyrës në terren, ju personalisht dhe të gjithë ata që punoni çdo ditë. Për të ndjekur udhëzimet, nga gërma e parë, nga faqja e parë në të fundit. Këtu nuk është më çështja për të kryer një detyrë shtetërore, por për të qenë në këtë detyrë shtetërore, ën lartësinë e një humanizmi të spikatur, të gjithë ju. Për të qenë shembull dhe burim energjie. Që nga drejtuesit e shkollave, deri tek mësuesit dhe prindërit. Kjo do të thotë që udhëzuesin, jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf te tij, por ta mishëroni ju të parët. E dini shumë mirë që funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkollat do të funksionojnë me 1 dy apo deri në 3 turne. 1097 shkolla kanë një turn, 479 shkolla kanë 2 turne dhe 183 shkolla kanë 3 nënturne. për shkollat me numrin të madh nxënësish mësimi do zhvillohet me turne dhe orë 30 minutëshe. Në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë më shumë se 20 nxënës.”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/765581517587543/?v=765581517587543&notif_id=1598883865633518&notif_t=live_video_explicit

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY