“Qeveria mendjen te propaganda”, Tabaku sjell shifrat: 160 shqiptarë në ditë humbin...

“Qeveria mendjen te propaganda”, Tabaku sjell shifrat: 160 shqiptarë në ditë humbin punën, 117 biznese në 24 orë mbyllen

118
0
Shares

Ish-deputetja Jorida Tabaku vijon te flase me shifra dhe statistika, kur behet fjale per qeverine dhe jo duke sulmuar me fjale dhe akuza.

Tabaku thekson se 160 shqiptarë humbin punën në ditë, 117 biznese mbyllen në 24 orët e fundit, ndërsa qeveria bën propagandë.

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se pandemia ka goditur ekonomitë e shqiptarëve.

160 shqiptare ne dite humben punen qe prej fillimit te vitit. 177 biznese mbyllen cdo dite dhe keto jane vetem shifrat zyrtare. Po te llogarisim dhe punonjesit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare qe nuk kane mundesi te ushqejne femijet e tyre eshte i frikshem per nje vend europian. Kesaj te vertete te hidhur dhe te dhimbshme qeveria shqiptare i eshte pergjgijur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale te parave te krimit dhe me vjedhjen e cdo fondit te mundshem per rindertimin.

Ne ofruam planin tone për të shmangur thellimin e krizes gjate pandemise. Per te rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët.

Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët”,-shprehet ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY