Yuri Kim letër Ramës, Bashës e Kryemadhit, kërkesa e saj për zgjedhjet...

Yuri Kim letër Ramës, Bashës e Kryemadhit, kërkesa e saj për zgjedhjet e ardhshme

200
0
Shares

Në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim i ka nisur një letër krerëve të partive politike Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Kim i kërkon krerëve të partive politike të mbajnë përgjegjësi për pastërtinë e figurës së kandidatëve të ardhshëm për deputetë.

Ajo inkurajon të gjithë partitë të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë.

Sipas Kim kryetarët e partive politike duhet të sigurohen për integritetin e kandidatëve, ndërsa kujton se ligji i dekriminalizimit përcakton se individët me rekorde kriminale nuk mund të kandidohen.

Nderkaq, po sot, Presidenti Ilir Meta iu dergoi ftesen e tij Edi Rames dhe Lulzim Bashes per te nisur konsultimet lidhur me daten e zgjedhjeve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY