Plagosja me armë zjarri në Zall Herr, autori zbardh detaje: Më prenë...

Plagosja me armë zjarri në Zall Herr, autori zbardh detaje: Më prenë rrugën, qëllova për vetëmbrojtje

115
0
Shares

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmjes së të hënës të ndodhur në Zall Herr, ku si pasojë u plagosur me armë zjarri dy persona.

Burime për Abc News bëjnë me dije se konflikti ka nisur mes Klodian Beshirit dhe Redi Myrtos të cilët dyshohen se shkak ka qenë konflikti për pronat në zonën e Zall Herrit.

Ngjarja ka ndodhur në momentin që Beshiri ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, së bashku me bashkëshorten, kur dy të rinjtë, Redi Myrto dhe Rexhep Qefalia i kanë dalë përpara dhe kanë nisur ta dhunojnë.

Ndërkohë bëhet me dije se 34 vjeçari Beshiri para uniformave blu është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi ata i kanë zënë rrugën. Ndërsa vetë Redi Myrto i cili mori një plumb në kofshë ka treguar se mesditën e së dielës, Beshiri ishte zënë me vëllain e tij, Danjelin.

Gjithashtu burime për Abc News bëjnë me dije se Beshiri më herët kishte ndjekur një kurs për të punuar pranë forcave të armatosura në Zall Herr dhe aktualisht ai  punonte si specialist shëndetësie pranë këtij reparti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY