Meta, leter Rames: Sqarime ne lidhje me zgjerimin grek ne Jon

Meta, leter Rames: Sqarime ne lidhje me zgjerimin grek ne Jon

72
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i kërkoi sot informacione kryeministrit Rama, njëherësh ministër i Jashtëm, mbi synimin e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon.

Permes nje letre, kreu i shtetit dëshiron të dijë nga Rama komunikimin që ai ka kryer me homologun grek Micotakis, ose me zyrtarë të tjerë grekë, për këtë çështje.

Po ashtu Presidentu Meta kërkon të dije edhe qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj këtij vendimi si dhe pasojave kombëtare e ndërkombëtare që mund të vijnë.

Ne fund, presidenti i kërkon kryeministrit që ta vërë në dijeni mbi veprimet që planifikohen të ndërmerren nga qeveria, ndaj pasojave që mund të lindin prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë.

Pak ditë më parë, kryeministri Rama bëri të qartë se negociatat me Athinën zyrtare vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe se Greqia është në të drejtën e saj të zgjerohet me 12 milje në detin Jon. Nderkohe qe ka nje deklarate afirmimi nga ministria e Jashtme ne lidhje me vendimin e qeverise grekenper ti zgjeruar nga 6 ne 12 milje ne detin Jon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY