Gazetari Babaramo tregon historinë me djalin dhe i shkruan Nishanit: Rrëzo ligjin...

Gazetari Babaramo tregon historinë me djalin dhe i shkruan Nishanit: Rrëzo ligjin për plehrat

248
0
Shares

Gazetari i njohur i debateve në Report Tv, Ilir Babaramo është vendosur publikisht kundër qeverisë për ligjin plehrave duke i kujtuar Presidentit Nishani se duhet të rrëzojë me dekret atë ligj.

Në kundërshtim me politikat editoriale të televizionit ku punon, Babarama ka renditur disa argumenta se pse ky ligj duhet të rrëzohet dhe ti hapet rrugë referendumit, pasi lavdëron aktin e Presidentit për festimin e ditës kundër gjenocidit me përfaqësues të komunitetit cam.

“…Shkaku që ju drejtohem publikisht është një ligj që duhet të ketë mbërritur në tryezën tuaj. Si një qytetar I këtij vendi do të doja tu kujtoja modestisht se vendimi që do merrni përbën pa dyshim vendimin më të rëndësishëm të karrierës suaj relativisht të gjatë politike. Në këndëvështrimin tim dhe më I lehti për tu marrë. Sepse është një ligj criminal, I sponsorizuar nga mafia, që ka ardhur në tryezën tuaj si product komplisiteti I të dyja krahëve të politikës. Pavarësisht se është nevëritës, fakti se palët kanë ndryshuar kah dhe I kanë vjedhur copy paste argumentet që kundërshtari përdorte tre dhe pesë vjet më parë situata është tejet e rrezikshme dhe bash për këtë arsye. Opinioni publik është I mpirë , I pashpresë .

Kjo gjendje fataliteti është rasti më I mirë për të marrë vendimet më të pacipa sic është ky ligj. Eshtë neveritëse kur shikon se ata që dikur përdornin termin plehra sot thonë mbetje urbane , ashtu sic është tragjikomike kur dëgjon se ata që dikur përdornin termin mbetje sot flasin për plehra. Por kjo nuk është një dilemë semantike është një cështje ekzistenciale. Kushdo që nuk ka marrë hisen nga paratë që janë shpërndarë me kazanë për të lobuar këtë krim e ka të qartë se ky ligj do të varrosë përfundimisht shpresën se ky vend dikur do bëhet. Madje më keq. Se në këtë vend mund të jetohet.

Ky ligj nuk zgjidh makthin e plehrave që kanë mbuluar Shqipërinë. Përkundrazi. Duke lejuar importin e plehrave, (për të qenë politikisht korrekt le ti quajmë dhe “mbetje që kuotohen në bursë” ) me këtë ligj stoku I mbi 80 për qind të mbetjeve tona urbane do vijë duke u shtuar. Duke lejuar importin e mbetjeve të Evropës , qoftë dhe për riciklim, Shqipëria bëhët destinacioni I gjithë mbetjeve të Evropës. Eshtë e kotë të rendisësh argumenta kundër atyre që vendosën të kalojnë këtë ligj. Do ishte njësoj sikur të bindje Provencanot se mafia është zgjidhja e gabuar. Megjithatë një gjë më bën përshtypje. Dhe mafiozët më të pashpirt përpiqen ti bëjnë operacione të tilla sa më larg të jetë e mundur habitatit të tyre. Pikërisht për këtë arsye zgjedhin vendet afrikane.

Zoti President,

Asnjëherë nuk kam dashur të përfshihem në debate se sa partiak keni qenë ju në zyrën e kryetarit të shtetit. Bashkëjetesa e detyruar politike mes presidentit nga njëri krah dhe kryeministrit nga krahu tjetër përbën një garanci kundër arbitraritetit të qeverisë jo vetëm për vende si Shqipëria por dhe si Franca ku skrupujt e shtetarit janë ku e ku më e lart. Ju , ashtu si gjithëe drejtuesit e lartë të shtetit , si gjithë politikanët dhe ne gazetarët keni shpenzuar dy vitet e fundit kohë pa fund për reformën në drejtësi. Lufta ka qenë se kush do ta kontrollojë sistemin e drejtësisë , I cili është alternuar sa nga vëllezërit e “pishtarëve të demokracisë” tek djemtë e “heronjve të popullit” . Në fakt nuk ka patur asnjë përkatësi ideologjike . Lufta ka qenë për të marrë licencën politike dhe për ta përdorur këtë të fundit si mjet për të bërë plaçkë.

Ligji që po shqyrtoni nuk I përket kësaj kategorie. Nuk ka nuanca partiake. Pikërisht për këtë nuk duhet të hezitoni. Mos u konsultoni me asnjë politikan. Për të marrë vendimin, për herë të parë konsultohuni me familjen tuaj. Besojini instiktit më të pagabueshëm njerëzor : amësisë. Pyesni dhe dy fëmijët tuaj , të cilët kanë mbushur moshën për të votuar për herë të parë. Krijojuni mundësinë që vota e parë e tyre të jetë në referendumin të cilin politika përpiqet ta bllokojë. Kam bindjen se ata do votojnë Jo. Do votojnë në këtë mënyrë sepse gjatë katër viteve që ju jeni në zyrën e kryetarit të shtetit , pavarëisht ju kanë sulmuar për gjithcka , askush nuk ka thënë qoftë dhe një isninuatë për familjarët tuaj.

Këto 25 vjet kemi dëgjuar për fëmijë, vëllezër , kunetër apo dhëndurë, (ky I fundit krijoi precedentin e shitblerjes së emërimeve në drejtësi) që kanë qenë pas shumë vendimeve të pista në këtë vend. Për familjen tuaj asgjë. Prandaj duhet të konsultoheni me ata. Sepse ky nuk është një vendim politik. Më lejoni ta përsëris. Eshtë ekzistencial sepse nuk është në lojë partia apo ideologjia, por Jeta.

Miku im Bujar,

Me lejo të të rrefej se pak ditë më parë ishte casti im më I I vështirë si prind. Im bir, I cili ka moshën e dy fëmijëve të tu më tha se pas përfundimit të studimeve nuk do të kthehet në Shqipëri. Shtanga. Për herë të parë, si prind dhe gazetar, e ndjeva në lëkurë fatalitetin e shprehjes që përdoret rëndom : ky vend nuk bëhet.

Zoti President,

Kam shpresë se ju do ta ktheni pas këtë ligj. Për një arsye të thjeshtë . Kur fëmijët tanë të tregojnë pasaportën në aeroportet e Evropës të mos shikohen si shtetas të një vendi që Evropa e përdor si wc e saj. Ndjesë për tonin dhe faleminderit për kohën”, përfundon letrën gazetari Ilir Babaramo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY